Goleadori Hamdi Salihi, 60 gola në Superligë

Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i kampionatit të 67-të Kombëtar, sezoni 2005-2006, me golin e shënuar të dielën, në ndeshjen Elbasani-Tirana (2-2), më 27 gusht 2006, shënoi nëjkohësisht edhe golin e 60-të të tij në Superligë.
Shkodrani 22-vjecar, që është thirur për herë të parë në një ndeshje zyrtare të Kombëtares, shënoi sezonin e kaluar 29 gola.
Me Vllazninë, në tre sezone të tij, që nga debutimi më 9 nëntor 2002, ka shënuar 30 gola, dhe po kaq të tillë me Tiranën, nga debutimi më fanelën bardheblu më 27 gusht të vitit 2005, kur ai shënoi në ndeshjen e parë kundër ekipit që e rriti, Vllazninë, ndeshje kjo e fituar nga Tirana 2-1.
Salihi, ka luajtur për fanelëm e Vllaznisë, Panionos Nea Smirni (Greqi) dhe prej sezonit 2005-2006 me Tiranën.
-------------------
Asport-statistik.