Rumania: Ukraina prioritet i NATO-s, duhet të fitojë luftën ndaj Rusisë

Ministri rumun i Mbrojtjes Liviu-Ionuț Moșteanu para fillimit të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel ka deklaruar se Ukraina mbetet një përparësi kryesore për aleatët e Bukureshtit dhe NATO-s.
“Le të mos harrojmë se nuk jemi në luftë, dhe Ukraina është në luftë. Ukraina është përparësia numër një për ne. Ne duhet t’i mbështesim ata. Ne e mbështetëm atë, ne i kemi mbështetur ata nga dita e parë. Do të vazhdojmë ta bëjmë atë. Ne po punojmë së bashku. Ata duhet të fitojnë këtë luftë”, deklaroi Moșteanu.
Ministri rumun theksoi se Deti i Zi duhet të jetë një det paqeje dhe se aleatët janë të detyruar të sigurojnë stabilitet në rajon.
Sipas tij, Rumania ndjen mbështetjen e partnerëve të NATO-s si një vend në krahun lindor.
Rreth 5,000 trupa nga SHBA, Franca, Portugalia, Spanja, Polonia dhe Belgjika janë të stacionuar në vend, ndërsa Gjermania kryen patrullime ajrore.
Ai vuri në dukje se Rumania tashmë ka azhurnuar legjislacionin e saj, i cili lejon shkatërrimin e ndonjë objekti ajror që është në hapësirën ajrore kombëtare pa leje.
Një ligj i ri për shërbimin vullnetar është dorëzuar gjithashtu në parlament për shqyrtim, dhe ligji për mbrojtjen është azhurnuar.
Në nëntor, presidenti rumun do t’i paraqesë parlamentit një strategji të re kombëtare të mbrojtjes.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i bëri thirrje Asamblesë Parlamentare të Aleancës që të informojë në mënyrë aktive shoqëritë e vendeve anëtare të Aleancës për rëndësia e investimit në mbrojtje dhe mbështetjes së Ukrainës.
/rtsh.al/