E Hënë, 2 Nëntor 2026

U arrestua dje në Tiranë, lihet në burg Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt

Aldo Avdylajt, nipi i Astrit Avdylajt, është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme. Ai u arrestua të martën (14 tetor) në Tiranë, pas një operacioni të zhvilluar nga RENEA, Forca e Posaçme Operacionale dhe policia e Durrësit.

I konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit, ishte fshehur në një apartament te zona e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve blu në banesën ku fshihej Aldo Avdylaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Ai akuzohet nga GJKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›