Rumania e le fatin e Italise ne dore te Frances
Italia eshte me shume jashte se brenda Evropianit. Skuadra e drejtuar nga Roberto Donadoni ka barazuar 1-1 ne perballjen vendimtare me Rumanine dhe ka shume pishmane, sidomos ndaj gjykimit te dobet te treshes se arbitrave, qe kesaj here u kane ngrene shume nga haku te kalterve. Barazimi e con Kombetaren e kalter ne nje pike vertet delikate, pasi vetem fitorja ndaj Frances do te mund t'i kualifikonte italianet ne cerekfinale te veprimtarise. E megjithate ishte nje ndeshje e bukur. Italia e nis vrullshem dhe shume e vendosur ndeshjen. Inkursionet nga krahet, me ane te Grosos dhe Zambrotes, jane te shpejta dhe te shpeshta. Krijohen raste te shumta per gol, por vec atij te anuluar, nuk shenohet asnje. Ne minuten e tete eshte Del Piero qe gjuan me koke dhe topi del jashte per fare pak. Nga minuta e 15-te deri ne te 20-en jane tre raste per rumunet, qe hasin perpara nje superBufon, i cili pret gjithcka qe mund te pritet. Kur koha e rregullt po i drejtohej fundit, Luka Toni mposht portierin Lobont, por jo gjyqtarin anesor, qe ne menyre te pabesueshme, anulon nje gol me se te rregullt. Protestojne te kaltrit, por gjithcka eshte vulosur. Pjesa e dyte nis serish me nje Itali kerkuese. Por golin e pare e shenojne rumunet, qe perfitojne nga hutimi i mbrojtjes italiane. Nje top i gjate nga mbrojtja ne drejtim te Mutuse, nderpritet nga Zambrota, i cili nuk e kthen topin me forcen e duhur drejt Bufonit. Sulmuesi rumun perfiton dhe shenon golin e pare te takimit. Por gezimi i djemve te Picurkes nuk zgjat shume. Ne aksionin e radhes, eshte Panuci qe barazon shifrat, duke shfrytezuar nje sfond me koke te Kielinit. Por, ka edhe me. Sulmet e shpejta te Italise dhe kundersulmet e Rumanise jane te shpeshta. Ne minuten e 80-te, gjyqtari norvegjez, Ovrebo, akordon nje penallti shume te dyshimte per Rumanine. Panuci dhe Nikluae luftojne per topin, gjithcka duket e rregullt, por jo per arbitrin norvegjez, qe vershellen kunder te kalterve. Mutu merr persiper te ekzekutoje goditjen nga pika e bardhe, por Xhixhi Bufon i thote "jo", me nje pritje te mrekullueshme. Minutat e fundit jane plot ankth. Italia tashme sulmon rremujshem dhe nuk arrin te gjeje Luka Tonin te vetem mes mbrojtjes se te verdheve. Mbyllet ne barazim, duke lene gjithcka te hapur per dy ndeshjet e fundit.
Itali-Rumani 1-1
Shenues: Panuci 56'/ Mutu 55'
Italia: Bufon, Zambrota, Kielini, Panuci, Groso, Pirlo, Kamoranezi (Ambrozini 85'), Perrota (Kasano 57'), De Rosi, Del Piero (Kuajlarela 77'), Toni
Trajner: Roberto Donadoni
Rumania: Lobont, Goian, Kontra, Tamash, Rat, Radoi (Dika 25'), Petre (Nikolita 59'), Kodrea, Kivu, Nikulae, Mutu (Kocis 88')
Trajner: Viktor Picurka
Gjyqtar: Tom Hening Ovrebo (Norvegji)
Kartone te verdhe: Pirlo, De Rosi, Mutu, Kivu, Goian
Itali-Rumani 1-1
Shenues: Panuci 56'/ Mutu 55'
Italia: Bufon, Zambrota, Kielini, Panuci, Groso, Pirlo, Kamoranezi (Ambrozini 85'), Perrota (Kasano 57'), De Rosi, Del Piero (Kuajlarela 77'), Toni
Trajner: Roberto Donadoni
Rumania: Lobont, Goian, Kontra, Tamash, Rat, Radoi (Dika 25'), Petre (Nikolita 59'), Kodrea, Kivu, Nikulae, Mutu (Kocis 88')
Trajner: Viktor Picurka
Gjyqtar: Tom Hening Ovrebo (Norvegji)
Kartone te verdhe: Pirlo, De Rosi, Mutu, Kivu, Goian