Holanda e mrekullueshme "shpuplon gjelat"
As Van Basten nuk do ta kishte imagjinuar nje fitore kaq te bukur, pavaresisht se shume te vuajtur. Holanda e tij e mrekullueshme i dha nje leksion futbollit edhe Frances, qe mbreme duhet ta kete pasur inatin dhe me fatin. Kater gola per te ngrire madheshtine portokalli ne kete kampionat, eshte bileta e cerekfinaleve per Holanden. Ne pjesen e pare ka vetem nje gol dhe shume aksione golash. Rrjeten e pare e tundi Dirk Kajt ne minuten e nente te takimit, ndersa pafundesine e rasteve per shenim e ka skuadra e drejtuar nga Rajmond Domenek, qe mbreme per dreq nuk ka ditur ta shtyje topin ne rrjete. Tifozllek per golat e shumte holandeze ka bere edhe Italia, qe tani sheh vertet nje rreze shprese per te kaluar me tej. Franca vuan finalizimin, por ajo qe finalizon dhe me shume lehtesi madje, eshte Holanda. Van Basten ben nje "cmenduri" kur nxjerr nga loja shkaterruesin Engelar dhe ne vend te tij fut nje lojtar goli si Roben. Por zevendesimet i japin te drejte, pasi edhe Van Persi ben magjira. Pikerisht ne nje aksion te tille, mes dy te sapo futurve, vjen dhe goli i dyte. Van Persi shfrytezon me se miri asistin e Robenit per te shkundur rrjeten e Kupese se hutuar. Franca kerkon te reagoje dhe e ben kete gje, kur Henri shkurton diferencat ne minuten e 71-te, duke cuar ne rrjete pasimin e arte te Sanjolit. Por, nuk ka kohe per t'u gezuar. Roben fillon te trazoje dicka ne cepin e zones se rreptesise dhe ne nje kend te pamundur, arrin te mposhte Kupene e fajshem. Pavaresisht se Franca do te mesyje me forca te shumta, jane serish lojtaret holandeze qe masakrojne mbrojtjen e "gjelave". Shnajder ve vulen ne nje kryeveper individuale dhe stoli holandez me ne krye Van Bastenin feston gjate. Shtate gola te shenuar nuk jane pak dhe sulmi tulipan ve veton ne grupin C, duke prere bileten e cerekfinaleve.
Holande-France 4-1
Shenues: Kajt 9', V.Persi 59', Roben 72', Shnajder 90/ Henri 71'
Holanda: Van der Sar, Bolaruz, Ojer, Mathijsen, Van Bronkrohorst, De Jong, Engelar (Roben 46'), Kajt ( V.Persi 55'), Va nder Vart (Buma 78')
Trajner: Van Basten
Franca: Kupe, Galas, Turam, Evra, Sanjol, Tulalo, Makelele, Guvu (Anelka 75'), Riberi, Maluda (Gomis 60'), Henri
Gjyqtar: Herbert Fandel (Gjermani)
Kartone te verdhe: Ojer, Makele, Henri
Holande-France 4-1
Shenues: Kajt 9', V.Persi 59', Roben 72', Shnajder 90/ Henri 71'
Holanda: Van der Sar, Bolaruz, Ojer, Mathijsen, Van Bronkrohorst, De Jong, Engelar (Roben 46'), Kajt ( V.Persi 55'), Va nder Vart (Buma 78')
Trajner: Van Basten
Franca: Kupe, Galas, Turam, Evra, Sanjol, Tulalo, Makelele, Guvu (Anelka 75'), Riberi, Maluda (Gomis 60'), Henri
Gjyqtar: Herbert Fandel (Gjermani)
Kartone te verdhe: Ojer, Makele, Henri