Rumania me kabinet te ri

Ligjvënësit rumunë miratuan të hënën një kabinet të ri të majtë që pritet të vazhdojë me propozimin e reformave ekonomike, por të rivendosë pjesërisht pagat në sektorin publik dhe shkurtimin e pensioneve, si pjesë e masave shtrënguese. Parlamenti miratoi qeverinë e Viktor Ponta, duke e bërë atë kryeministrin e tretë të Rumanisë këtë vit, pas dy qeveritë e mëparshme, të cilat u rrëzuan si pasojë e shkurtimeve. Ponta është shprehur më herët se nëse qeveria e tij e koalicionit do të aprovohet ajo do të drejtojë vendin deri në muajin nëntor, kur dhe do të mbahen zgjedhjet parlamentare ."Unë jam i bindur që sot ne fillojmë të ndryshojë rrënjësisht fatin e Rumanisë," tha Ponta. Duke u zotuar për "stabilitetit dhe seriozitetit," ai tha se qeveria e tij nis punën menjëherë ditën e martë. Rumania mori një kredi prej € 20 miliard nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore në vitin 2009, kur ekonomia e saj u tkurr 7 për qind. Për të mbajtur nje marrëveshje kreditimi, qeveria ka shkurtuar pagat e sektorit publik me 25 për qind, ka ulur pensionet dhe ka ngritur taksa me 24 për qind. Mijëra rumunë protestuan në qytete në të gjithë vendin në janar e cila çoi në rrëzimin e qeverisë së Emil Bok, i cili ishte kryeministër prej viti 2008.
Më pak, se tre muaj më vonë, një tjetër qeveri ra në një votim mosbesimi më 27 prill.
Ndërsa kabineti i ri pritet të betohet në një ceremoni të udhëhequr nga presidenti Traian Bashesku nisin dhe sfidat e para për kryeministrin e ri .
Më pak, se tre muaj më vonë, një tjetër qeveri ra në një votim mosbesimi më 27 prill.
Ndërsa kabineti i ri pritet të betohet në një ceremoni të udhëhequr nga presidenti Traian Bashesku nisin dhe sfidat e para për kryeministrin e ri .