Kina mbyll zyren e Al-Jazeeras ne Pekin

Al-Jazeera thotë se është detyruar të mbyllë byronë e saj në Pekin pasi reporteri i tij në gjuhën angleze u përjashtua.
Vendimi i Kinës për të mos rinovuar kredencialet e shtypit dhe vizën e Melisa Can, është veprimi i parë kundër një gazetari të huaj në shume vite.
Zyrtarët po ashtu kanë refuzuar të lejojnë të zëvendësohet zonj Can, korrespondentja e Al-Xhazirës në Kinë që në 2007.
Al-Xhazira nga ana e saj thotë se do të vazhdojë të kërkojë praninë e saj në Kinë.
Kanali mediatik shprehu zhgënjimin e tij në një deklarate, duke shtuar se ka kërkuar viza shtesë për korrespondentët.
“Një veprim i tillë do të shihet si një përpjekje e autoriteteve kineze për të frikësuar mediat e huaja që veprojnë në vend”, thotë korrespodenti i BBC-së në Pekin.
Ky rast vjen në një kohë kur Kina po përgatitet që pas një dekade të ndryshojë lidershipin e saj, e cila e bën këtë një periudhë akoma më të ndjeshme në politikën e brendshme.
Pekini insiston se gazetarët e huaj janë të lirë të raportojnë në vend, përveç zonës së Tibetit, atje ku aplikohen shume kufizime. Por në realitet, korrespondentët shpesh përballen me edhe me dhunë kur mbulojnë çështje të ndjeshme.