E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania ne amnezi nga e kaluara. Serish nostalgjike per ausheskun

Sipas nje studimi te fundit mbi gjysma e popullsise nuk e konsiderojne diktator

Nuk thone kot qe njerezit harrojne kollaj dhe kjo eshte edhe nje nga arsyet se perse ata edhe bejne shume shpejt te njejtat gabime. Kjo del edhe nga nje sondazh i fundit qe u eshte bere rumuneve ne lidhje me personazhet me negative te se shkuares se tyre jo fort te larget. Keshtu sipas sondazhit vetem gjysma e popullsise e konsiderojne ish-liderin e fundit komunist te vendit qe u pushkatua Nikolae Caushesku si diktator. Jeta nen regjimin e tij komunist ishte me e mire se ajo aktualisht ne Rumani. Sondazhi ne fakt perben thelbin e nje studimi i cili nxjerr ne pah se vetem 27 e rumuneve mendojne se komunizmi ishte nje gabim. 61 mendojne se ai ishte nje ide e mire dhe madje ishte nje ide e mire por e zbatuar keq. Por ka edhe nga ata qe mendojne se ishte ide e mire dhe e aplikuar me sukses. Nje pjese shume e madhe e te intervistuarve mendojne se as ata dhe as familjet e tyre nuk kane vuajtur nga komunizmi. Ne kete kendveshtrim duket se per nje shumice rumunesh jeta paska qene me e mire ne regjimin komunist te diktatorit Caushesku. Arsyet kryesore per nje rezultat te tille shkojne pertej nje nostalgjie te thjeshte. Ne ate kohe njerezit te gjithe kishin nje vend pune kushte normale jetese dhe banese te garantuar. Edhe vete Caushesku ka marre nota te mira nga te anketuarit. 25 e te intervistuarve mendojne se Caushesku ishte nje lider i mire. Keto rezultate te sondazhit vijne si surprize per shume njerez. Regjimi komunist ne Rumani vecanerisht gjate dy dhjetevjecareve te fundit nen sundimin e Causheskut shihet nder me te egrit ne te gjithe boten. Udhetimi jashte vendit nuk i lejohej askujt. Ideologjia komuniste dhe lufta e klasave ishin ne kulmin e tyre dhe prodhonin vazhdimisht viktima. Censura ideologjike ishte ne kulmin e saj dhe nuk lejohej asnje lloj shfaqjeje e opozites apo e mendimit opozitar. Dhe ajo cka eshte edhe me e rende situata ekonomike ne vend dhe uria qe mori permasa shume te medha. Sigurisht qe eshte nje surprize e pakendshme qe te zbulosh keto lloj shifrash dhe preferencash por ajo eshte edhe nje tregues i perceptimit te gabuar qe kane kryesisht brezat e rinj ndaj komunizmit ka bere te ditur nje nga hartuesit e sondazhit dhe te studimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›