E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis regjistrimi afatet dhe dokumentet

Universitetet Vetem tri dite kohe per te dorezuar dosjen me te dhenat personale

Te gjithe maturantet qe u shpallen fitues ne fazen e dyte te regjistrimeve duhet te dorezojne dokumentacionin prane sekretarive te fakulteteve deri diten e premte kur data do te shenoje 1 tetor. Konkretisht sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences maturantet qe u shpallen fitues duhet te plotesojne kuotat e parealizuara deri ne mbyllje te afatit ne te kundert atyre u digjet e drejta e studimit. Dje kane nisur zyrtarisht regjistrimet e para ne te gjitha universitetet e vendit ndersa sekretarite e fakulteteve do te dorezojne raportin perfundimtar prane Agjencise se Pranimit te Rezultateve ne Institucionet e Arsimit te Larte pas dates 1 tetor.

Por kjo nuk do te jete faza e fundit e regjistrimeve. Ministria e Arsimit ka vendosur qe APRIAL-i te shpalle dhe nje liste tjeter fituesish e cila do te jete ne daten 6 tetor. Regjistrimet e fituesve te kesaj faze do te mbyllen ne daten 9 tetor dy dite para fillimit te vitit te ri akademik. Kandidatet qe ne listat e ndermjetme jane shpallur fitues ne nje program studimi te nje preference te tyre me te larte se ai i regjistrimit paraprak do te cregjistrohen nga sekretarite mesimore nga programi i studimit ku ishin regjistruar me pare thuhet ne udhezim.

Sipas shkreses keta studente duhet te terheqin dosjen individuale me dokumentet e cilesuara ne piken 7.2 te udhezimit nga sekretarite mesimore ku jane cregjistruar ne menyre qe me pas te regjistrohen ne programin e studimit ne te cilin jane shpallur fitues me listat e ndermjetme.

Kandidatet te cilet edhe ne listat e ndermjetme rezultojne fitues ne te njejtin program studimi nuk eshte e nevojshme te regjistrohen. Edhe ne kete faze studentet e shpallur per here te pare fitues qe nuk kryejne regjistrimin do te skualifikohen automatikisht parashikohet ne udhezim. Sakaq dokumentet e nevojshme per regjistrim jane deftesa e pjekurise nje certifikate ose fotokopja e nje mjeti identifikimi. Kerkohet si pjese e dosjes se dokumentacionit dy foto ne format pasaporte dhe nje kerkese nga studenti i interesuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›