E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta e familjes Berluskoni: Karla Bruni një “harbute”

"Zonja Sarkozi ka braktisur, me paturpësi, të gjitha takimet, takimin me Papën dhe me të dëmtuarit nga tërmeti. Dikush duhet t'i thotë zonjës së parë ‘në frëngjisht' se snobizmi tek ne quhet harbutëri'', shkruan gazeta e familjes së kryeministri italian.
     
Karla Bruni-Sarkozi vendosi të shkonte në Itali dje në mbrëmje dhe nuk ka marrë pjesë as në takimin mes bashkëshorteve të drejtuesve të G8-s, as në takimin me Papa Benediktin e XVI-të, dhe as në takimin kolektiv të kryer dje në mëngjes me të dëmtuarit nga tërmetit që goditi Akuilan para tre muajsh.
     
"Mos ndoshta ajo dëshironte të dukej zonja më e këndshme e samitit? Duke bërë këtë që bëri, ajo mbetet ajo që është'', përfundon gazeta.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›