E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania rrit TVSH-në nga 19 në 24 për qind

Vendimi është konfirmuar nga kryeministri Emil Boc dhe vjen vetëm një ditë pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të shkurtimeve prej 15 për qind të pensioneve të parashikuara në një plan të rreptë ekonomik.

Menjëherë pas rrëzimit të planit nga gjykata kushtetuese, FMN-ja njoftoi shtyrjen e një mbledhjeje të parashikuar për të hënën për zhbllokimin e një kësti tjetër për Bukureshtin.

Ndërsa pas rritjes së TVSH-së me pesë pikë, kryeministri Boc deklaroi se "në këto kushte, marrëveshja me FMN-në do të vazhdojë", duke shtuar se mbledhja e FMN-së është parashikuar për të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›