E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin punimet e minisamitit të Prizrenit

Të pranishëm në këtë minisamit të organizuar nga z. Sejdiu, marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov. Ndërkohë, presidenti serb Boris Tadiç nuk është ftuar në këtë takim, për shkak të qëndrimeve radikale ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.

Sot paradite krerët e shteteve organizojnë takime dypalëshe, ndërsa pasdite do të organizohet takimi i përbashkët mes katër presidentëve, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët me gazetarët.

Ky samit vlerësohet si një hap pozitiv në shpalosjen e interesave të përbashkëta dhe në forcimin e raporteve të tyre bilaterale. Minisamiti i Prizrenit dëshmon angazhimin e qartë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin fqinjësor dhe gatishmërinë për proceset integruese euro-atlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›