E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rummenigge: Unitedi është favorit

Bayern Munichu do ta ketë kundërshtar Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa kryetari i bordit ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, thotë se Djajtë e Kuq janë favoritë për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.
Shorti i tërhequr në Nyon të Zvicrës i vuri përballë Bayernin dhe Unitedin, me ku takimi i parë do të zhvillohet në Allianz Arena, ndërsa ndeshja kthyese në Old Trafford.
"është një përballej e vështirë por tejet atraktive. Niveli i Manchesterit është me atë të klubeve më të mëdha. Duhet të tejkalojmë limitet tona nëse dëshirojmë të vazhdojmë tutje".
"Manchesteri është favorit, por kjo është pjesë e joshjes: ti e bën më të mirën nga vetja për të shqetësuar favoritin. Futbolli anglez na përshtatet më mirë sesa loja spanjolle", ka thënë Rummenigge për faqen zyrtare të Bayernit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›