Sabina, beqarja e bukur që kujdeset për Shumin

Ajo nuk është aq famshme sa “klienti” i saj, por Sabinë Kehm (43 vjeç) është prej dhjetë vjetësh është një prej njerëzve më të afërt të shtatë herë kampionit të botës, Mikael Shumaker (41 vjeç), dikur sekretarja e tij dhe zëdhënësja e tij, tani në rolin e menaxheres, duke u bërë gruaja e dytë më e rëndësishme për Shumin, kuptohet pas bashkëshortes së yllit gjerman të Formula 1, Korinës. Një karrierë e bukur e Sabinës, që në vitet 90-të punonte si gazetare, duke mbuluar garat e Formula 1. Dikur kishte bërë një intervistë për Shumakerin, të cilët mediat e përcollën me bujë, por që i pëlqeu jashtë masë zonjës Korinë. Gruaja e Shumit e fiksoi emrin e Sabinës. Historia e mëtejshme i përngjet skenari të një filmi. Në vitin 1999 gjatë një aksidenti Mikael Shumaker theu këmbën, ndërkohë që Kehm i kërkoi sërish një intervistë. Normalisht telefonata e pranimit erdhi nga menaxheri i Shumakerit, Vili Veber. Fillimisht mbaroi intervista e më pas erdhi edhe oferta për punën e re, si zëdhënse e Shumit. “Mikael është një tip shumë korrekt, ndryshe nuk do të ishte një kampion i madh. Është shumë miqësor, ne kuptohemi shumë mirë. Kjo vlen edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes së tij”, - thekson Kehm, që ka botuar edhe një libër për jetën e Shumit. Kehm është beqare dhe pa fëmijë, kështu që mund t’i përkushtohet plotësisht punës dhe klientin të saj.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 19 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili