E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 24, Kastrioti – Besa 3-2

Kastrioti mposhti 3-2 Besën në Krujë, në ndeshjen hapëse të javës së 24-t të Kategorisë Superiore, duke regjistruar fitoren e dytë rresht (pas asaj me Tiranën), ndërkohë që kavajasit pësuan humbjen e dytë rresht (pas asaj me Skënderbeun).

Blerja dimërore e Besës, Vioresin Sinani, shënoi golin e parë të takimit në minutën e 13-të, goli i tij i tretë sezonal, dhe i dytë me fanellën verdhezi. Për 3-herë golashënuesin më të mirë të Shqipërisë ky ishte dhe goli i tij i 194-të në karrierë.

Më fillimin e pjesës së dytë nisi edhe “Kastrioti-show”, kur brenda 15 minutash krutanët e Ramadan Ndreut shënuan tre gola. Oriand Abazaj shënoi pa kaluar 60 sekonda lojë (goli i tij i 8-të sezonal), ndërkohë që mesfushori kroat, Ivan Babiç, firmosi në harkun e tetë minutave dopjetën e tij: 53’ dhe 61’.

Besa u kundërpërgjigj me anë të golashënuesit më të mirëe të saj, Daniel Xhafaj, i cili shkurtoi diferencën në minutën e 64-t, por pa ndryshuar dot fatin e ndeshjes. Për vlonatin 32-vjeçar ky ishte goli i 11-të sezonal, duke u barazuar kështu në krye të renditjes me Elis Bakajn e Dinamos, e qenë një kandidaturë e fortë për “Këpucën e artë”.

Kastrioti u ngjit në kuotën e 29 pikëve (përkohësisht në vendin e 8-të), ndërkohë që Besa (pësoi humbjen e 6-të sezonale) vazhdon të ruajë vendin e dytë me 40 pikë, pesë më shumë se Tirana e vendit të tretë, e që do të luajë në Vlorë me Flamurtarin.

Në tre takimet sezonale, Kastrioti fitoi dy prej tyre në shtëpi : 1-0 (faza e parë) dhe 3-2 (faza e tretë); Besa fitoi 1-0 (faza e dytë) në Kavajë.

Kastrioti-Besa 3-2
Shënues: Oriand Abazaj 46’, Ivan Babiç 53’, Ivan Babiç 61’/ Vioresin Sinani 13’, Daniel Xhafaj 64’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 19 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›