Runi, pasaniku i Premier Ligës
130 mijë stërlina në javë për pesë vite, me një total pre 35 milionë stërlinash: këto janë përfitimet e 25-vjeçarit nga superkontrata e re, duke u bërë futbollisti më i paguar në historinë e Mançester Junajtid. Drejtori i klubit, Dejvid Zhill, në marrëveshje me Aleks Fergusonin, i propozoi lojtarit ofertën, të cilën ky i fundit sigurisht që e priti me kënaqësi.
Gjithçka është gati dhe e zeza mbi të bardhë pritet të mbërrijë brenda pak ditësh. Përfitimi është i dyanshëm: klubi nuk mund të humbiste një “xhevahir” tjetër pas Kristiano Ronaldos verën e kaluar, kurse Runi është i lumtur të qëndrojë në “Old Traford”, ku e njeh mirë ambientin dhe mbi të gjitha, fiton një thes me para’.
Me marrëveshjen e re (e vjetra përfundonte pas dy sezonesh dhe prej saj sulmuesi përfitonte 90 mijë stërlina në javë) e bën Uejn Runin futbollistin më të paguar aktualisht në kampionatin anglez, duke kaluar edhe Rio Fredinandin që përfiton 120 mijë stërlina në javë. Nëse shtojmë edhe 760 mijë stërlinat që lojtari përfiton në muaj nga shitja e të drejtave të imazhit, me të drejtë mund ta quajmë Uejn Runin pasanikun e Premier Ligës.