Reali, nis era Mourinjo
Seanca stërvitore ishte e hapur për median, gjë që nuk ndodhte prej janarit 2007, kur drejtonte Fabio Kapelo. Gjatë sezonit, “I veçanti” ka vendosur që stërvitjet t’i ndajë në tre lloje: plotësisht të hapura, të hapura vetëm 15 minuta dhe plotësisht të mbyllura.
Vetëm dhjetë futbollistë që janë aktivizuar sezonin e kaluar ishin të pranishëm në seancën e sotme: Mahamadu Diarra, Lasana Diarra, Benzema, Drente, Gago, Dudek, Adan, Granero, Garai dhe Marselo. Të tjerët (prej të cilëve ata që ishin grumbulluar me Spanjën në Kupën e Botës) vijojnë ditët e pushimit.