Rusell Brand “U lëndua nga komentet e Katy”

Russell Brand “nuk po e kupton” arsyen që Katy Perry ka thënë shumë gjëra rreth dështimit të martesës së tyre në një intervistë për “Vouge”.
“Ai është i shkatërruar nga ajo që ka thënë Katy duke marrë parasysh atë që ata kanë komunikuar shumë herë. Ai nuk e kupton pse ajo i ka thënë gjithë ato gjëra”, ka thënë një burim për revistën “Grazia”.
Dyshja e famshme ishin të martuar për vetëm 14 muaj derisa u shkurorëzuan në fund të vitit 2011. Katy kishte deklaruar se Rusell e kishte lënë atë me anë të një mesazhi telefonik.
Që nga ndarja të dy kanë lënë pas të kaluarën dhe kanë filluar marrëdhënie të reja dashurie.
Katy flitet se ka një lidhje me Robert Pattinson derisa është ndarë dhe bashkuar disa herë me John Mayer.
Ndërsa Brand duket se ka filluar të bëhet më serioz sa u përket lidhjeve të dashurisë pasi edhe ka vendosur të njoftoi të dashurën e tij 23 vjeçare Alessandra Balazs me nënën e tij./Indeksonline/