Qytetarët interesohen për infrastrukturën

Banorët e komunës së Prishtinës janë takuar me kryetarin i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nënkryetarin, Avdullah Hoti si dhe me drejtorët e komunës në debatin e mbajtur në objektin e Komunës së Prishtinës.
Fillimisht të pranishmit janë njoftuar për projektet e realizuara në të gjitha fushat por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Prishtinës. Më pas banorët e pranishëm u janë drejtuar kryetarit Mustafa dhe drejtorëve me pyetje dhe kërkesa.
Banorëve të interesuar se çfarë po ndodh me ligjin për Prishtinës u është përgjigjur kryetari Mustafa.
Ndërkaq, të gjithë atyre që kanë kërkuar sqarime rreth projekteve për infrastrukturë, përgjigje kanë marrë nda drejtori i Infrastrukturës, Ridvan Shahini, pastaj për kërkesat rreth shërbimeve publike është përgjigjur drejtori, Agim Gashi, rreth çështjeve të urbanizimit drejtori Behxhet Salihu ka dhënë sqarimet e kështu me radhë.
Në përgjithësi banorët janë interesuar të dinë më shumë rreth projekteve për infrastrukturë, ndërkohë që disa nga banorët kanë pyetur edhe rreth miratimit të ligjit për Prishtinën dhe fatin e Pallatit të Rinisë.
Të gjitha kërkesat e shtruara në këtë debat, sipas ekzekutivit komunal do të shqyrtohen veç e veç nga drejtoritë përkatëse, me qëllim të realizimit të këtyre kërkesave.
Komuna e Prishtinës i falënderon të gjithë të pranishmit në këtë debat, pasi që me vërejtjet, sugjerimet, si dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e jetës në kryeqytet, bashkarisht kountribohet në zhvillimin e kryeqytetit, rritjen e cilësisë së jetës.
Komuna e Prishtinës së shpejti do të organizojë takimet me banorët e të gjitha lagjeve të komunës me qëllim që bashkërisht të projektin e buxhetit për vitin 2014 do ta hartojë në bashkëpunim me qytetarët. /Indeksonline/