E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët dhe kinezët fajësojnë perëndimin

Davos - Liderët e Rusisë dhe Kinës kanë fajësuar "pangopsinë" e institucioneve financiare perëndimore si dhe konsumatorët për rënien ekonomike.

Duke folur në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri rus Vladimir Putin, tha se i tërë sistemi bankar ekzistues kishte dështuar.Kryeministri kinez, Ëen Jiabao, tha se rendja e verbër pas fitimit kishte shkaktuar rënien më të thellë ekonomike që prej Depresionit të madh 80 vjet më parë. Të dy udhëheqësit thanë se vendet e tyre ishin prekur mjaft, por ishin në pozita të mira për ta përballuar krizën.

Këtë vit konferenca e Davosit u hap me një det akuzash reciproke dhe vetëkritika.Udhëheqësit perëndimorë të biznesit e pranuan hapur se ata ishin lënë të drejtoheshin nga një instinkt i turmës, mohimi i të vërtetave jokonvencionale dhe refuzimi për të dëgjuar ata që folën.

Për të dytën ditë priten vlerësime të tjera më të zymta në kohën që axhenda zgjerohet për të parashikuar impaktin të rënies globale mbi filantropinë, ekuilibrin mes kombeve dhe rrugët e tubacioneve për shpërndarjen e energjisë. Pritet që këtu të ketë edhe debate të nxehta përsa i takon situatës humanitare në Gazë dhe paqëndrushmërisë në Pakistan dhe Afganistan.
Forumi i Davosit mund ta quaj veten Forum ekonomik, por çështjet politike dhe të sigurisë nuk janë anjëherë shumë larg. BBC

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›