LSI: S’u luftua korrupsioni
Tiranë-Duke iu referuar një sondazhi të Transparency International”, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka konsideruat të dështuar luftën ndaj korrupsionit nga ana e qeverisë shqiptare. Nënkryetarja e kësaj partie, Filloreta Kodra, duke iu referuar raportit të TI, ku Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë për korrupsion, deklaroi se kjo "është një dëshmi tjetër që provon falimentimin dhe demagogjinë e plotë të luftës kundër korrupsionit dhe premtimeve elektorale për zhdukjen e tij".
"Për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, qytetarët shqiptarë po ndjejnë çdo ditë e më tepër rritjen e varfërisë, si dhe mungesën pothuajse totale të shërbimeve që shteti duhet t’ju sigurojë atyre"-theksoi Kondra.