Rusët i kërkojnë eshtrat e Hitlerit në Antarktik, duan ta klonojnë

Zyrtarisht e tërë ekspedita ka për qëllim zbulimin e formave të reja të jetës dhe grumbullimin e të dhënave për kohën e para epokës së akullit. Mirëpo disa mediume ruse nuk mendojnë kështu. Sipas agjencisë ‘Ria novosti’, operacionet zyrtare janë një mbulesë pas së cilës zhvillohet kërkimi për bazën e fshehtë naziste e cila gjendet në këtë rajon, transmeton Alsat. Disa pohime shkojnë deri atje sa që bindin se në bazën e fshehtë gjendet edhe kufoma e Adolf Hitlerit dhe të bashkëshortes së tij Eva Braun.
Pohimet i argumentojnë me deklaratën zyrtare të admiralit nazist Karl Denic, dhënë në vitin 1943 nga e cila vërehej se poli jugor fsheh një mister të vjetër të paktën 70 vjet. Sipas arkivave ushtarake gjermane, disa muaj pas kapitullimit të Gjermanisë në vitin 1945, një nëndetëse gjermane arriti në polin jugor, ndërsa ekuipazhi bëri shpellë në të cilën gjoja fshihen disa kuti me relikte të ndryshme të Rajhut të Tretë.
Spekulimet thonë se në to ishin edhe kufoma e Firerit dhe të bashkëshortes së tij. Qëllimi i fundit i nazistëve ishte ruajtja e materialit gjenetik për liderin e dikurshëm famëkeq fashist që të klonohet dhe përsëri të lind.