E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Veriu nuk do të ketë status special

Hashim Thaçi

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka siguruar se nuk do të ketë kurrfarë statusi special apo autonom për ndonjë pjesë të territorit të Kosovës. Pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për Kosovën, Samuel Zbogar, takim i cili ka zgjatur mbi një orë, ata dolën në një konferencë për mediat. Lidhur me deklarimin e serbëve të pjesës veriore, të cilët kanë thënë se pranojnë pavarësinë e Kosovës në shkëmbim të statusit special për Veriun, Thaçi tha se: Është mesazh i mirë që edhe serbët në Veri kanë filluar të deklarohen se e pranojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Ne do të jemi afër tyre, që tu shërbejmë si gjithë qytetarëve në gjithë hapësirën e Kosovës, tha Thaçi. Unë e mirëpres njohjen e Kosovës nga të gjithë, por Kosova është një shtet i pavarur dhe natyrisht sovran. Nuk do të ketë trajtim të veçantë special apo autonom për asnjë etni, apo një hapësirë të territorit, ka deklaruar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›