E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper i ripërsërit Stefanoviqit kushtet për Serbinë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper ka takuar sot në Vjenë kryenegociatorin serb, Borisllav Stefanoviq, vetëm pak para se të fillonte diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Mësohet se në qendër të bisedës mes tyre ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Si raporton agjencia Noa, Cooperi i ka paraqitur edhe një herë këto pika si kushte që duhet t’i përmbushë Serbia në rast se dëshiron të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›