E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët na “blejnë” filmat soc-realistë



Shqipëria dhe Federata Ruse nënshkruan të martën një marrëveshje bashkëpunimin në fushën e artit pamor, kryesisht teatër, kinematografi, pikturë dhe fotografi, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, në fushën e sportit dhe të rinisë.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e MTKRS-së nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Prishepov.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, se “programi i bashkëpunimit kulturor dhe shkencor mes Rusisë dhe Shqipërisë ka si qëllim të zhvillojë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës”.

Sipas tij, ky program synon sidomos bashkëpunimin në fushën e artit, në atë të muzikës, trashëgimisë kulturore, medias dhe informacionit masiv, në fushën e kinematografisë, rinisë dhe sporteve dhe do të zgjerojë më tej aktivitetin e përbashkët midis dy vendeve në fushën e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore etj. Ndërsa ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Aleksander Prishepov, pasi nënvizoi se ky dokument është vazhdim i programit ndërqeveritar, i nënshkruar ndërmjet të dy qeverive që në vitin 1995, tha se "programi i sotëm konkretizon dhe zgjeron hapësirat e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme".

Ai cilësoi se "qeveritë e vendeve tona do të ndërmarrin masat për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e kulturës, artit dhe kinematografisë". Sipas tij, parashikohet edhe xhirimi i filmave të përbashkët dhe aktiviteteve të tjera të karakterit kulturor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›