E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët shkrepën plumba kundër anijeve kineze

Roja bregdetare ruse ndaloi dy anije kineze dhe 36 peshkatarë në orët e para të së mërkurës, pasi mjetet hynë pa autorizim në ujërat ruse, pranë kufirit të debatuar me Japoninë. Siç informoi agjencia e lajmeve Ria Novosti, ngjarja ndodhi pranë ishujve Kurile, ndërsa u konfirmua se ndaj një prej peshkarexhave u hap zjarr, gjatë ndjekjes prej tre orësh, brenda ujërave territoriale ruse.

Megjithatë, asnjë person nuk u lëndua si rrjedhojë e të shtënave.

Zona pranë ishujve Kurile është shpallur nga Rusia si një zonë ekskluzive ekonomike, prandaj kërkon një leje të posaçme për çdo lloj peshkimi apo aktiviteti tjetër në këto ujëra.

Shtypi kinez informoi ndërkohë se dy peshkarexhat ishin nisur nga krahina lindore e Shandongut, ndërsa në një editorial në të përditshmen zyrtare dënohej hapja e zjarrit ndaj mjeteve, e konsideruar si e “papërgjegjshme”, transmeton TCH.

Në vitin 1983, Rusia qëlloi një avion “Boeing 747” të “Korean Airlines” dhe vrau 269 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, pasi avioni hyri pa autorizim në hapësirën ajrore pranë ishujve Sahalin (pranë Kurileve), gjatë rrugës për në Korenë e Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›