E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë

Është vrarë në Damask ministri i mbrojtjes së Sirisë, Daud Raxha, ndërsa janë plagosur disa zyrtarë të regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, njoftuan mediat shtetërore të këtij vendi.

Vrasja e zyrtarit të lartë të ekzekutivit sirian erdhi pasi një person hodhi veten në erë në një ndertësë të forcave të sigurisë në Damask.

Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.

Raporti i televizionit shtetëror bëri të ditur se personi me bombë ka synuar të sulmojë ndërtesën e forcave kombëtare të sigurisë.

Në ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t`i jepet fund krizës në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›