E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari, burgoset nazisti i dyshuar

Prokurorët hungarez thanë se kanë burgosur një kriminel të dyshuar nazist.

Lazhllo Ksatari, 97 vjeç, është futur në listën e më të kërkuarve të qendrës në ndjekje të nazistëve Simon Wiesenthal Center.

Ksatari akuzohet për bashkëpunim në vrasjet e 15 mijë e 700 hebrejëve që ishin deportuar nga Sllovakia për në Kampin e Përqëndrimit në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë asaj kohe, Ksatari kishte qenë shef i policisë në qytetin sllovak të okupuar nga hungarezët.

Pas Luftës së Dytë Botërore, një gjykatë hungareze e kishte dënuar atë në mungesë, me vdekje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›