Nis raundi i tretë i bisedimeve Rusi- Ukrainë

Pak minuta më parë ka nisur raundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë. Mësohet se takimi po zhvillohet në Bjellorusi. Pritet që palët të arrijnë në një marrëveshje, pas dështimit në dy takimet e mëparshme. Rusia ka bërë publike kushtet e vendosura ndaj Ukrainës, për të ndaluar luftimet.
Sipas medieve të huaja, kushti i parë është që në Ukrainë të vendoset një kryeministër pro-rus. Në kushtin e Rusisë thuhet se Zelensky do vijojë të jetë president, por me kompetenca më të kufizuara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko, si kryeministër. Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisëm, si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun, si republika të pavarura.
Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian. Kjo pikë është theksuar më shumë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia do të ndërpresë çdo veprim ushtarak nëse Ukraina pranon kushtet e mësipërme.