Rusi, 9 të vdekur nga zjarri në një azil të moshuarish
Lajmi u publikua sot nga një zyrtare lokale e Ministrisë ruse të Situatave të Urgjencës, cituar nga agjencitë e lajmeve. “Zjarri përfshiu një azil të moshuarish në qytetin Vychni Volotchiok”, theksoi zyrtarja, duke nënvizuar se zjarrëfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanin zjarrin.
Nga po i njëjti burim mësohet se nëntë të moshuar të asfiksuar u gjetën të vdekur ndërkohë që një tjetër u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më shumë se 480 persona u evakuan.
Nga po i njëjti burim mësohet se nëntë të moshuar të asfiksuar u gjetën të vdekur ndërkohë që një tjetër u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më shumë se 480 persona u evakuan.