Sarandë, pesë pacientë të prekur nga salmonela
Pas analizave të kryera tek pacientët, rezulton se ata janë prekur nga sëmundja e salmonelës, ku mendohet të kenë marrë ndonjë infeksion bakterial. Shenjat e tyre kanë qenë kryesisht shqetësime gastro-intestinale, diarre dhe të vjella.
Pacientët e paraqitur në spital, janë ekzaminuar dhe pas ndihmës së parë dhe medikamenteve të dhëna nga mjeku janë larguar nga qendra shëndetësore. Specialistët mendojnë se burim i sëmundjeve, veç ujit të pijshëm, mund të jenë edhe ushqimet apo produktet pranë pikave të ndryshme të tregtimit.
Të njëjtët pacientë janë paraqitur disa herë në spital me të njëjtat simptoma, cka ngriti edhe dyshimin e mjekëve, të cilët fillimisht patën menduar se bëhej fjalë për ndonjë virozë të thjeshtë.
Gjatë verës, edhe spitali i Sarandës ka raportuar nga qershori deri në gusht fluks të pacientëve, të cilët janë paraqitur me simptomat e virozave të stinës. Dhjetë ditë më parë janë raportuar rreth 300 raste pacientësh me virozë, të cilët janë paraqitur me simptomat e virozës së stinës ndërsa në fundjavë, është konfirmuar se pesë raste në Sarandë janë prekur nga salmonela.
Salmonela është sëmundje bakteriale infektive që transmetohet nëpërmjet gojës. Mikrobi i saj merret kryesisht nga ushqimet dhe uji i ndotur. Ushqimet që preken më shumë nga mikrobi i salmonelës janë bulmetrat, djathi, qumështi apo gjiza, si dhe mishi, kryesisht ai i pulës.
Sipas mjekeve infeksionistë, sëmundja e salmonelës njeh dy natyra, madhore dhe minore. Salmonela madhore apo siç njihet nga populli tifoja e zorrëve, ka shenja klinike shumë të rënda, të cilat në qoftë se nuk marrin mjekimin në kohë, japin komplikacione që e çojnë pacientin deri në ndërhyrje të vështira kirurgjikale, me rrezik për jetën.
Pacienti ka shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me të vjella, dhembje koke, të cilat çojnë në fryrje të zorrëve ku konsiston dhe ndërhyrja kirurgjikale.