E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, optimist per marreveshjen me Irakun

Presidenti amerikan, George W. Bush eshte shprehur optimist per marreveshjen per trupat amerikane me Irakun. Ai theksoi se kerkesa e Bagdadit per disa ndryshime ne projektin perfundimtar do te shqyrtohen se shpejti.

“SHBA-ja po rishikon ndryshimet e kerkuara nga pala irakiane per marreveshjen e statusit te trupave amerikane”, eshte shprehur Bush.

Javen e kaluar Iraku kerkoi disa ndryshime ne projektin perfundimtar te marreveshjes qe u arrit pas disa muaj bisedimesh mes tij dhe SHBA-se.

Projektmarreveshja sanksionon se terheqja e trupave amerikane do te realizohet ne vitin 2011 si dhe sesi do te veprohet nese trupat shkelin ligjin irakian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›