E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Rezerva Federale ul normen e interesit

Rezerva Federale ka reduktuar normen e interesit me 0.5 % nga 1.5% ne 1%, ne perpjekje per te shmangur recesionin ose renien ekonomike ne Shtetet e Bashkuara.

Me heret gjate ketij muaji, Rezerva Federale uli normen e interesit nga 2% ne 1.5% ne nje levizje emergjente, e cila u koordinua me pese banka te tjera qendrore.

Normat e interesit kane ndryshuar qe prej shtatorit te vitit 2007, kur fondet e Rezerves Federale ishin 5.25%. Niveli prej 1% u vu re per here te pare ne periudhen mes qershorit 2003 dhe korrikut 2004.

Kjo levizje eshte konfirmimi se inflacioni nuk shikohet me si kercenimi me i madh i ekonomise se Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›