E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-Gjermani, gjermanët nuk i tremben barit artificial të stadiumit

Gjermania dhe Rusia do të përballen të shtunën në Moskë për eleminatoret e Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010-të ndërsa lojtarët gjermanë shprehen se nuk ka shumë rëndësi bari artificial i stadiumit të Moskës që do të luhet ndeshja. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin 84 mijë vendësh Luzhniki. Gjermaninë dhe Rusinë i ndan vetëm një pikë ndërsa ka pasur rreth 200 mijë kërkesa për bileta nga rusët, por vetëm 84 mijë prej tyre do të kenë mundësi ta shohin ndeshjen në stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›