E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani në shitje? “Fininvest” mohon gjithçka

“Duke u nisur nga thashethemet që po qarkullojnë në shtyp kohët e fundit, “Fininvest” është e detyruar të sqarojë edhe një herë tjetër në mënyrë të prerë dhe absolute, se nuk ekziston asnjë hipotezë për shitje, të plotë apo të pjesshme, të aksioneve të shoqërisë “A.C. Milan”, thuhet në komunikatën për shtyp të shoqërisë financiare.

Me anë të kësaj deklarate zyrtare, grupi financiar i families Berluskoni ka shuar një herë e mirë zërat mbi të ardhmen e klubit kuqezi.

Së fundi u përfol edhe një ofertë konkrete nga ana e biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi, në drejtim të klubit italian. Madje vetë Taçi, në një deklaratë të pak kohëve më parë, pranoi se është i gatshëm të investojë te Milani, nëse presidenti Berluskoni ishte dakord.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›