E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis/ Nadal kalon më tej, Roddic eleminohet

Spanjolli Rafa Nadal ka mposhtur tenistin qipriot Markos Bagdatis në tre sete me rezultatin 2-1 në shifrat 6-4 ,3-6 dhe 6-4.Kjo ka qënë ndeshja e parë e ish numrit një në botë pas dëmtimit që ka pësuar më parë. Numri dy i renditjes Rafa Nadal ka ardhur në këtë ndeshje pas 13 minutash provë në palestër pasi ka qëndruar jashtë tenisit të luajtur për rreth dy javë dhe ka mposhtur Bagdadit në një ndeshje argëtuese dhe të bukur. Në fillim të ditës në turneun e Tenist ATP në Kinë amerikani Andy Roddic është mposhtur me rezultatin e pastër 2 me 0 nga polaku Lukas Kubot i cili kalon për më tej në këtë turne. Rafa Nadal ka luajtur ndeshjen e tij të parë pas turneut US Open në të cilin është eleminuar nga argjentinasi Juan Martin Del Potro. Në ndeshjet e tjera rusi Nikolai Davidenko ka mposhtur tusin tjetër Kunitsin 2 me 1 me sete ndërsa spanjolli Fernando Verdasko ka mposhtur amerikanin Robi Ginepri po 2 me 1 me sete ndërsa më tej ka kaluar edhe kiliani Fernando Gonzales që ka mposhtur pastër 2 me 0 spanjollin David Ferrer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›