Rusi/ Liderë botërorë festojnë Ditën kundër Fashizmit
Me dhjetëra liderë botërorë kanë ardhur në Moskë për të qenë pjesë e festimeve që do të mbahen ditën e dielë me datë 9 maj, me rastin e 65-vjetorit të fitores së luftës ndaj fashismit, e cila është një festë kombëtare në Rusi.
Lista e liderëve botërorë është shume e gjatë këtu mund të përmendim kancelaren gjermane Angela Merkel, sekretarin e përgjithshëm të KE-së Thorbjorn Jagland, presidentin çek Vaclav Klaus, presidentit kroat Ivo Josipovic, presidentin slloven Danilo Turk, presidentin e Estonisë Toomas Hendrik Ilves. Personalitetet e mësipërm politikë janë disa nga emrat që ka ftuar presidenti rus Dmitri Medvedev. E veçanta e paradës që do të zhvillohet në ditën e 65-vjetorit të fitores ndaj fashizmit është se në parakalimet ushtarake nuk do marrin pjesë vetëm kompani dhe njësi nga ushtria ruse, por do të jenë pjesë e paradës edhe njësi ushtarake të ftuara nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja. Presidenti francez, Nicolas Sarkozi dhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni kanë anulluar udhëtimin e tyre drejt Moskës për shkak të bisedimeve dhe negociatave që po organizohen për dobësimin e krizës në Eurozonë dhe sidomos për shkak të takimeve për krizën ekonomike në Greqi.