E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Medvedev shkarkon emisarin në Kirgizi

Presidenti rus Dimitri Medvedev shkarkoi të hënën të dërguarin e tij special në Kirgizi,Vladimir Rushailon. Nuk janë dhënë arsyet e shkarkimit të Rushalios.

Ai ishte emëruar si i dërguar i posaçëm i Kremlinit për zhvillimin e marrëdhënieve me Kirgizinë më 13 maj të 2010-ës.

Emërimi ishte bërë vetëm një muaj pas protestave popullore në Bishkek, që përmbysën regjimin e presidentit Kurmanbek Bakiev dhe administrimi i vendit qe marrë përsipër nga qeveria e përkohshme e Roza Atambaevit.

Rushailo më parë ka mbajtur postet e ministrit të Brendshëm të Rusisë, sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe sekretarit ekzekutiv të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›