E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Gjykata e Larte shqyrton nje ligj imigracioni

Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara do te shqyrtoje te merkuren nje ligj imigracioni nga shteti jugperendimor i Arizones. Ligji u kerkon oficereve te policise qe te kontrollojne statusin e imigrantit te personave nese ata ndalohen per shkelje trafiku apo per arsye te tjera. Statuti i Arzones ka bere qe ligjet e imigracionit si shtetrore edhe federale te dalin ne front te pare.

Alhassanne Foungounou i bie kitares dhe kendon per lirine ne YouTube.  Foungounou kerkoi strehim politik ne Shtetet e Bashkuara kur kenget e tij Tuareg te protestes zemeruan qeverine e Nigerit. Por Foungounou u kthye ne vendin e tij Niger pasi Arizona miratoi nje ligj te ashper dhe gati sa nuk u arrestua. Ja si u shpreh ai nepermjet Skype-it.

Me pelqen shume te jetoj ne Shtetet e Bashkuara por ligji i Arizones nuk eshte i mire. Nje shites me kerkoi leternjoftimin dhe une i dhashe lejen e punes. Pas pak erdhi policia sikur une te kisha vrare dike.

Foungounou ishte me dokumenta te rregullta ne Shtetet e Bashkuara por ai beri pikerisht ate qe zyrtaret e shtetit te Arizones shpresonin te arrinin me kete ligj. Arizona eshte ne kufi me Meksiken.  Guvernatoria e shtetit Jan Brewer ka thene se donte ti bente kushtet kaq te veshtira ne menyre qe imigrantet e paligjshem te largohen vullnetarisht nga shteti i saj. Ligji u kerkon imigranteve te ligjshem qe te mbajne gjithnje me vete leternjoftimin perndryshe do te burgosen. Ligji gjithashtu u kerkon oficereve te policise qe te kontrollojne statusin e imigracionit nese policia dyshon se individi eshte ne vend ilegalisht.

Ligji kishte per qellim ti jepte fund problemeve te shkaktuara ne Arizona nga rreth 460 mije imigrante te paligjshem. Pas disa sfidave ligjore e ardhmja e ligjit eshte tani ne duart e anetareve te Gjykates se Larte.

Michael McLaughlin thote se ligji eshte pozitiv dhe duhet te mbahet ne fuqi. Gruaja e tij eshte imigrante nga Gjermania dhe ndoqi rrugen ligjore per te marre shtatesine amerikane para 42 vjetesh.

Ai dhe vullnetare te tjere po perpiqen per miratimin e ligjeve strikte ne te 50 shtetet amerikane. Ata kane ne plan te demonstrojne perpara nderteses se Gjykates se Larte.

Ne kemi rreth 8 milion imigrante te paligjshem ne Shtetet e Bashkuara. 7 milion prej tyre punojne ne sektore jo bujqesore nderkohe qe 22 milion amerikane kerkojne pune.

Nese Gjykata e Larte e mban ne fuqi ligjin shtetet individe mund te miratojne ligjet e tyre te imigracionit. Kristina Campbell eshte profesore e jurisprudences ne Universitetin e Distriktit te Kolumbias.

Do te krijoheshin shume probleme nese besojme ne parimin  e federalizmit se ne kemi shume shtete por jemi nje vend i vetem. Ne kemi te njejtat ligje ne nivel federal. Dhe do te ishte problem nese u themi shteteve se ato mund te bejne cfare te duan lidhur me nje ceshtje te caktuar.

Ali Noorani i Forumit Kombetar te Imigracionit eshte kunder ketij ligji por ai mendon se nxirren mesime nga fakti qe ceshtja e imigracionit te diskutohet.

Ne duhet te bejme dicka rreth imigracionit. Nese eshte shteti i Arizones apo Alabama vendi po humbet sepse ne nuk kemi nje sistem funksional.

Anetaret e Gjykates se Larte pritet te marrin vendim mbi kete ceshtje ne qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›