E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Prioritet ulja e borxhit, nën 55% brenda 2015-tës

Ulja e borxhit publik është një ndër prioritet e qeverisë shqiptare. Kështu është shprehur Ministri i Financave, Ridvan Bode në një një intervistë për Zërin e Amerikës. Sipas tij brenda vitit 2015 qeveria synon që ta çojë borxhin publik deri nën 55%.

“Jemi të përqëndruar në miradministrimin e borxhit publik, jo vetëm kostos, por edhe për ta zvogëluar. Për ekonominë shqiptare por edhe më gjerë, tani sfida është e dyfishtë, për të stabilizuar treguesit makroekonomikë dhe njëkohësisht të ndërtohet një agjendë e zhvillimit ekonomik. Në Shqipëri nuk kemi një rritje të kostos së borxhit ka ngelur në nivelin 58.7 % që është relativisht i lartë në raport me vendet e rajonit.”- tha Bode.
 

Ndërsa i pyetur rreth akuzave për linjën e interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri kreu i Financave u shpreh se “ishte një presion nga grupet e interesuara për të vepruar dhe për të bërë presion mbi qeverinë dhe mbi kompaninë që të ketë një fitues, pavarësisht nga kostoja”.
Ministri i Financave Ridvan Bode, ndodhet në një vizite zyrtare në Uashington në takimin e pranverës së Bankës Boterore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›