E Diel, 1 Nëntor 2026

Seuli beson se Penjani do vazhdojë me provat bërthamore

Korea e Veriut mund të zhvillojë një provë të tretë bërthamore gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa gjasat për bisedime dypalëshe me Korenë e Jugut janë të pakta.

Këto vlerësime janë bërë në studimin më të fundit të diplomacisë jugkoreane. Raporti i rregullt u publikua vetëm një ditë pas kërcënimeve të Penjanit për "luftë të shenjtë" me Seulin.

Korea e Veriut ka zhvilluar prova bërthamore në vitet 2006 dhe 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›