Rusi/ Putin: 75 të vdekur në aksidentin e centralit hidroelektrik
Kryeministri rus, Vladimir Putin konfirmoi sot se 49 të zhdukurit në katastrofën e paprecedentë të një centrali hidroelektrik në Siberi duhet të ishin konsideruar të vdekur, gjë që e çon në 75 bilancin e të vrarëve.
"Është e panevojshme të pretendojmë se kjo situatë nuk është e qartë'', deklaroi Putin gjatë një vizite në centralin Saiano Chouchenskaia, rreth 4 300 kilometra në lindje të Moskës.
Deri tani, bilanci i përkohshëm nga autoritetet është 26 të vdekur.
Kryeministri njoftoi përveç të tjerave një kompensim financiar për familjet e viktimave nga aksidenti spektakolar që ndodhi të hënën në këtë ndërtesë të ndërtuar që prej 30 vitesh nga pushteti sovjetik. Grupi rus "Rushydro", që menaxhon centralin vendosi të japë 22 000 euro për çdo familje të viktimave", theksoi ai duke nënvizuar se kjo nuk është e mjaftueshme. Putin i kërkoi gjithashtu Ministrisë së Energjisë dhe grupit "Rushydro" të paraqesin një plan për rindërtimin e centralit për gjashtë javë. "Plani duhet të përgatitet dhe ti paraqitet komisionit qeveritar në gjashtë javët e ardhshme dhe do të miratohet nga qeveria'', nënvizoi Putin