E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi Rezultati i zgjedhjeve goditje per zotin Putin

Partia Rusia e Bashkuar e Kryeministrit te Rusise Vladimir Putin arriti vetem nje shumice te lehte ne zgjedhjet e djeshme parlamentare duke pesuar nje goditje te rende ne bazen e saj. Ajo mori 495 perqind te votave ose 238 vende ne parlament nga 315 qe zoteronte me pare me pare.

Megjithese partia ne fuqi e zotit Putin fitoi ne zgjedhjet e djeshme parlamentare kjo nuk ishte nje fitore me shumice derrmuese sic kishte shpresuar Partia Rusia e Bashkuar.

Kjo eshte goditja me e rende qe merr ne zgjedhje zoti Putin qe kur erdhi ne fuqi ne vitin 1999.

Disa analiste ne Moske thone se rezultati i ketyre zgjedhjeve ndoshta nenkupton se kjo parti do te detyrohet ta ndryshoje strategjine e saj nese deshiron te fitoje zgjedhjet presidenciale ne mars te vitit tjeter.

Rezultati i tanishem ne parim nuk sjell shume ndryshim persa i perket pozicionimeve ne Dhomen e Ulet te parlamentit por ka shume rendesi sepse shpreh ndryshime te medha ne atmosferen politike thote analisti Nikolai Petrov i qendres Carnegie ne Moske.

Nderkaq ishte i ndryshem mesazhi qe erdhi nga zyrtaret nje dite pas zgjedhjeve.

Rezultati kryesor ishte se njerezit votuan edhe nje here per kursin e presidentit te vendit Dmitri Medvedev te kryeministrit Vladimir Putin dhe te Partise Rusia e Bashkuar tha Sergei Neverov sekretar i kryesise se kesaj partie.

Votuesit te zhgenjyer nga korrupsioni i perhapur jane te shqetesuar se nje mandat i dyte per zotin Putin si president mund ta coje ekonomine e vendit ne stanjacion.

Edhe partite e opozites shprehen indinjate duke akuzuar kandidatet e partise ne fuqi se shfrytezuan padrejtesisht kohen televizive dhe shpenzuan para te madhe per te fituar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›