E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti miraton buxhetin pa shqyrtuar propozimet e opozites

Parlamenti shqiptar e miratoi sot buxhetin e shtetit per vitin tjeter megjithe kundershtimet e opozites dhe propozimet e saj per uljen e taksave ne nje seri produktesh ushqimore.

Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli tha se kriza ekonomike europiane po perfshin edhe Shqiperine dhe qytetaret po perballen me nje barre te pazakonte taksash dhe cmimesh ne rritje.

mimet jane gjithnje ne rritje fuqia blerese ne renie te lire monopolet vazhdojne te veprojne ne treg situata eshte gjithmone e me e renduar ne zonat rurale. Keto e shume te tjera si keto sjellin si te domosdoshem clirimin e mijera familjeve qe jetojne nen minimumin jetik por edhe te atyre me te ardhura te mesme nga nje nivel i larte taksimi - tha ajo.

Zonja Kodheli tha se opozita ka propozuar nje seri uljesh apo heqje taksash qe qeveria nuk i mori ne konsiderate.

mimet nderkombetare sidomos te produkteve baze gjate ketyre pese viteve te fundit jane dy ose trefishuar. Nderkohe qeveria nuk ka bere asgje tjeter pervec se ka vazhduar te tatoje konsumatorin shqiptar ne te njejten menyre - tha ajo.

Por ministri i financave Ridvan Bode tha se asnje vend ne bote nuk ka ulur taksat madje i kane rritur ato per shkak te krizes. Tatimi i vleres se shtuar tvsh eshte rritur ne Kroaci Maqedoni e Bullgari si dhe ne te gjitha vendet e BE. Por opozita shqiptare kerkon uljen e tvsh vetem per propagande ndonese e di se eshte e pamundur.

Zoti Bode tha se propozimet e deputeteve te opozites nuk perputhen me rekomandimet e Bashkimit Europian per tregjet e rregulluara duke marre si shembull ceshtjen e energjise elektrike per te cilen qeveria subvencionon 30 per qind te cmimit.

Parlamenti e miratoi buxhetin e ri ne mes te kritikave te specialisteve se ai nuk merr ne konsiderate uljen e borxhit publik. Analiste te jetes ekonomike ne vend pohojne se rritja ekonomike nuk eshte e mjaftueshme per te perballuar ate nivel borxhesh qe aktualisht eshte ngjitur ne kufijte e afro 60 per qindshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›