E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-Venezuele gati bashkepunimi nuklear

Rusia dhe Venezuela nenshkruan nje marreveshje dypaleshe ne te cilen Moska zotohet per ndertimin e nje centrali berthamor ne shtetin amerikano-latin.

Sipas marreveshjes Rusia do te ndihmoje Venezuelen ne ndertimin e nje stacioni berthamor te afte per prodhimin e izotopeve per qellime paqesore ne industri dhe mjekesi.

Marreveshja u nenshkrua formalisht nga presidenti rus Dmitri Medvedev dhe ai venezuelian Hugo Cavez qe ndodhet per nje vizite ne Moske. Palet kishin rene dakort qysh ne muajin prill per projektin e ndertimit te centralit berthamor qe mund te sjelle edhe reagimin e Uashingtonit.

Vete presidenti rus ne deklaraten e tij per mediat pas firmosjes se marreveshjes i parapriu kesaj ceshtje.

Nuk e kam idene se kush mund te trembet nga ky lajm. Presidenti Cavez me tha se ka vende qe mund te shfaqin ndjenja te tjera perballe kesaj marreveshje por mua me pelqen te them se synimet tona jane absolutisht te sinqerta dhe te hapura u shpreh Medvedev ne konferencen e perbashket per shtyp me homologun venezuelian.

Cavez ne fjalen e tij tha se Venezuela synon zhvillimin e energjise se paster si ajo nukleare diellore dhe ajo e eres qe mbeten edhe prioritet globale.

Bashkepunimi mes Karakasit dhe Moskes eshte intensifikuar ndjeshem ne vitet e fundit. Vetem brenda 2009-es palet kane nenshkruar disa marreveshje te rendesishme ne fushen ushtarake dhe ekonomike ku permenden blerja prej Venezueles e disa raketave kunder-ajrore ruse si dhe kredia 2.2 miliard dollareshe e Moskes per vendin latin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›