Rusi, Vladimir Putin betohet si president
Vlladimir Putin është betuar sot si president i Rusisë në një ceremoni luksoze që është mbajtur në Kremlin. Rreth 3 mijë mysafirë kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, përfshirë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetët e Dumas shetërore ruse, gjykatësit e gjykatave supreme dhe asaj kushtetuese, dhe mysafirë të tjerë.
Të ftuar kanë qënë edhe shefat e misioneve të huaja diplomatike, ish kandidatët në zgjedhjet presidenciale dhe personalitete nga kultura. Ceremonia është transmetuar drejtpërsëdrejti në gjashtë kanale televizive dhe në tre radio.
Në fjalën e tij ish-presidenti rus Dimitri Medvedev ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ka uruar presidentin e ri për një punë të suksesshme në të mirë të popullit.
Ndërsa në fjalën e tij para shumë të pranishmëve, Putin theksoi se teksa merr detyrën kupton përgjegjësitë përpara atdheut, rendesine qe ka siguria e qytetarëve, të cilat kanë qenë gjithnjë prioriteti i tij kryesor.
“Unë do të bëj më të mirën për të justifikuar besimin e miliona qytetarëve ne detyren time për t’i shërbyer vendit. Kemi kaluar një rrugë të gjatë e të vështirë, kemi bërë vendin më të fortë, kemi rivendosur dinjitetin si komb i madh, tani bota na shikon si një Rusi të përmirësuar, kemi punuar fort si komb, kemi themel të fortë ekonomik, shoqëri civile të përgjegjshme. Precidenca e Medvedev siguroi vazhdimësinë për modernizimin e jetës sonë. Detyrat janë totalisht ndryshe në vitet e ardhshme e do të përcaktojnë të ardhmen, e ardhmja e kombit tonë varet sot tek ne, arritjet në ngritjen e standardeve duke mbrojtur kombin dhe familjen ruse në territorin e Rusisë, nëse do jemi të aftë pë rtë qenë drejtues të një Rusie të madhe do të jemi të suksesshëm, duke forcuar demokracinë, duke i përfshirë njerëzit në jetën politike të gjithë duhet të punojmë bashkë”- tha ai.
Putin rikthehet në Kremlin si president pas një mungese katër vjeçare, kohë gjatë së cilës ai mbajti detyrën e kryeministrit. Ai do të zëvendësojë në këtë post Dimitri Medvedev, ndërsa mandati i tij do jetë 6 vjet.
Ceremonia vjen një ditë pasi rreth 20 mijë persona demonstruan kundër kthimit të Putinit në presidencë. Policia arrestoi më shumë se 400 persona, duke përfshirë udhëheqësit e opozitës Sergei Udaltsov, Aleksei Navalni dhe Boris Nemcov. Zyrtarët thonë se të paktën 12 policë u plagosën në konfrontimin me protestuesit.