E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet serbe, OSBE përshëndet mbylljen e procesit të votimit në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, përshëndeti përfundimin e misionit të OSBE në zgjedhjet të cilat iu mundësuan serbëve në Kosovë të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të Serbisë.
 

“OSBE-ja përfundoi dorëzimin e kutive të votimit të vulosura Komisionit Zgjedhor të Serbisë në qendrat e numërimit në Vranjë dhe Rashkë në orët e para të mëngjesit, thuhet në një deklaratë të këtij misioni.
 

“Unë vlerësoj të gjitha palët për përmbajtje dhe që lejuan zhvillimin në mënyrë paqësore të rolit lehtësues të OSBE në zgjedhje”, ka thënë Zanier.
 

“Kjo përvojë ishte e mundur vetëm për shkak të sjelljes së përgjegjshme të aktorëve politikë, si dhe mbështetjen e fuqishme dhe bashkëpunimit të dhënë nga ana e institucioneve vendore dhe komunitetit ndërkombëtar, në veçanti policisë, KFOR-it dhe EULEX-it," ka deklaruar Zanier.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›