E Shtunë, 31 Tetor 2026

Exit-pollet: Partitë kryesore greke, humbje dramatike në votues

Sipas exit-polleve, partia e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, nga 33.5% të votave që mori në vitin 2009, në këto zgjedhje besohet që ka marrë 17-20% të votave.

Partia e qendrës së majtë, Pasok-u, nga 43.9 % të votave që ka marrë në vitin 2009, në zgjedhjet e sotme besohet që ka marrë 14-17% të votave. Në vende të dytë në zgjedhjet e sotme besohet se do të renditet koalicioni i majtë, Syriza, me 15.5-15.8 % të votave.

Pasoku dhe Demokracia e Re pritej që të humbnin votues të shumë për shkak të masave të rrepta të kursimeve që kanë implementuar në vend si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, porse nuk pritej që humbjet të ishin kaq dramatike.

Koalicioni Syriza pati popullaritet të madh në këto zgjedhje pasi kundërshtoi ashpër masat e kursimit.
Rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet e sotme pritet të dalin më vonë gjatë ditës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-06 20:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›