E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi: Vritet një militant i lartë i al-Kaidës në Çeçeni

Komiteti Kombëtar Anti-terror i Rusisë njoftoi sot se forcat e sigurisë e kanë vrarë një militant të lartë të al-Kaidës në Çeçeni, i cili i kishte koordinuar kryengritësit e jashtëm në Kaukazin Verior.

Në deklaratën e tij, ky komitet theksoi se militanti Doger Sevdet, ishte me kombësi turke, i cili emrin luftarak e kishte Abdullah Kurd dhe ishte “i dërguar i al-Kaidës në Kaukazin verior”.

Komiteti tha po ashtu, se Doger Sevdet, që në këtë rajon kishte ardhur në vitin 1991, kishte marrë pjesë në planifikimin e shumë akteve të terrorizmit dhe sulmeve kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Informacionet për vrasjen e këtij militanti u bënë dy javë pasi Rusia kishte vrarë një tjetër militant të lartë të al-Kaidës, që ishte një operativist saudit i njohur si Moganned. Këtë vrasje, analistët e kishin vlerësuar si njërin nga sukseset më të mëdha të sigurisë në rajon për vite.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›