Marrëveshja mes Fatah dhe Hamasit, nisin reagimet

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme në Kajro mes dy organizatave palestineze, Fatah dhe Hamas, ka reaguar kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Gjatë një konference në Londër, Netanjahu e dënoi paktin e ri mes dy organizatave dhe tha se kjo marrëveshje është një goditje e rëndë për paqen dhe një fitore e madhe për terrorizmin. Qeveria gjermane përforcoi qëndrimin e saj, se e drejta e ekzistencës së Izraelit duhet të pranohet.
Ndërkohë presidenti palestinez, Mahmud Abas deklaroi se marrëveshja i jep fund "katër viteve të zeza", që dëmtuan interesat kombëtare palestineze.